Konsulence ligjore

“FAB Construction” SHPK ofron asistencë ligjore veçanërisht në fushën e marrëdhënieve juridike të pasurive të paluajtshme, por jo vetëm, dhe më konkretisht:

  • Ne lehtësojmë proçesin e investimit në Shqipëri për investitorët e huaj duke i ofruar asistencë ligjore dhe konsulencë, si dhe duke ndjekur proçedurat dhe përgatitur dokumentacionin përkatës për të gjitha institucionet Shqipëtare;
  • Ofron konsulencë për përgatitjen e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ish ZVRPP);
  • Përgatit dokumentacion për fitimin e titullin të pronësisë tokë bujqësore, në rastet kur subjekti i interesuar është subjekt i përfitimit të tokës bujqësore por, për arsye subjektive nuk është pajisur me AMTP (Akti i Marrjes së Tokën në Pronësi); përgatit kërkesa për kërkim të statusit juridik të pronës;
  • Ndjek procedurat me institucionet shtetërore, deri në fitimin e titullit të pronësisë (duke përfshirë të gjitha mënyrat ligjore të fitimit të së drejtës së pronësisë mbi një pasuri) dhe pajisjes me certifikatë pronësie;
  • Përgatit dokumentacionin për fitimin e pasurive të paluajtshme shtetërore nëpërmjet procedurave të hapura me ankand;
  • Ndjek proçedurat me institucionin e ALUIZNIT;
  • Ndjek proçedurat me institucionin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ish Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve);
  • Ofron konsulencë mbi procedurat ligjore për hartimin dhe çeljen e trashëgimisë, testamentit, etj…
  • Ofron konsulencë mbi institutin e bashkpronësisë, pjesëtimin e pasurisë, heqjen dorë nga pasuria pjesë takuese, dhurim i pasurisë apo i pjesës takuese;
  • Ofron asistencë për hartim kontratash; përgatit kontrata; ofron asistencë për vijimin dhe ndryshimin e kontratës apo shuarjen e saj. “FAB Construction” SHPK ofron asistencë në hartimin e kontratave mes palëve, subjekt fizik/juridik/individ/shoqëri etj, edhe në rastet kur njëra nga palët mund të jetë ent publik apo organ shtetëror;
  • Ofron asistencë në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit, ankesës, kërkesës dhe ndjekjes së çështjes në rrugë administrative me strukturat dhe institucionet kompetente, për pajisje me leje ndërtimi; për aplikime si investitor strategjik në thirrje të ndryshme të proceseve të qiradhënies nga struktura shtetërore; për përfitim grandi në projekte të ndryshme etj, të cilat kërkojnë padiskutim pikë së pari, një titull të qartë pronësie.

Zyra ligjore “FAB Construction” ofron asistencë ligjore, në gjithë gamën e cështjeve në fushën e të drejtës së pronës, por jo vetëm, ndërsa sjellim në vëmendjen tuaj se, në çdo rast jemi të interesuar për blerje pronash me titull të qartë pronësie, duke krijuar terren të përshtatshëm për kryerjen në vijim të transaksioneve apo përfitimeve të grandeve/tenderave/koncesioneve apo investimeve mbi to.

“Ne Synojmë të jemi partnerët tuaj më të mirë dhe të besuar, për të ofruar asistencë në përgatitje dokumentacioni dhe ndjekje procedure deri në pajisjen me titull pronësie”