Një pjesë e historikut tonë
Kompania Fab Construction u themelua ne 2012 nga Administrator i saj Z. Shaban Xhabrahimi. Kërkesa e lartë për ndërtime cilësore dhe funksionale solli krijimin dhe afirmimin e kompanisë tonë në treg.
Gjatë operimit të saj Fab Construction ka realizuar projektet arkitektonike dhe inxhinierike, si dhe ndërtimin e disa objekteve me rëndësi të veçantë në Tiranë. Projektet tona janë të frymëzuara nga stili arkitekturor neoklasik, vlerat e të cilit janë manifestuar përgjatë dekadave.
Standartet dhe kërkesat e larta në përzgjedhjen e materialeve si dhe stafi ynë profesional janë arsyet për të cilat ne kemi patur privilegjin të zgjidhemi nga disa prej Ambasadave më të rëndesishme në Shqipëri.
Viti 2013 shënjoi fillimin e një kapitulli të ri ndërtimi në Tiranë, ishte viti kur kompania FAB nisi rrugëtimin e saj. Gjatë kësaj periudhe FAB Construction nisi ndërtimin e ambasadave të para, në atë zonë që më vonë do të bëhej Zona e Re Diplomatike, respektivisht Ambasadën e Kuvajtit dhe Ambasadën e Hungarisë. Udeshën vetëm 6 muaj dhe 15 ditë për të përfunduar ndërtimin dhe mobilimin e Ambasadave, duke vendosur kështu një rekord në historinë e ndërtimit.
Pas suksesit të dy ambasadave të para Fab Construction nisi bashkëpunimin me shtete të tjera të cilat zgjodhën t’i besonin ndërtimin e selive të tyre diplomatike në Shqipëri. Fill pas përfundimit të Ambasadëssë Kuvajtit dhe Ambasadëssë Hungarisë nisi ndërtimi i Ambasadës së Austrisë dhe Ambasadës së Egjiptit. Në më pak së një vit pune ndërtesat e reja u përfunduan dhe Misionet Diplomatike respektive nisën punën në ambientet e reja.
Zona e Re Diplomatikenë Tiranë u përfundua dhe me krijimin e saj u vendos një standart i lartë ndërtimi në zonë. Rruga për tek Ambasadat mori emrin e ri “Rruga e Kuvajtit” dhe ndërtimet e Fab Construction u cilësuan si vepra arti.
Pas afirmimit të emrit të saj prestigjoz në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, FAB Construction nisi zgjerimin e aktiviteti të saj dhe ndërmarrjen e projekteve më të mëdha si në përmasa ashtu edhe në rëndësi. Në 2016 nisëm planifikimin e një projekti të ri në një ndër zonat me zhvillim më të madh në Tiranë, zonën pranë qëndrës tregëtare TEG.
Me përfundimin e projektit arkitektonik, në tremujorin e dytë të vitit 2017 FAB Construction nisi ndërtimin e Kompleksit të Ri Diplomatik të Federatës së Rusisë në Shqipëri. Në këtë projekt do të përfshiheshin Ambasada Ruse, Zyra Kosullore, Rezidenca e Ambasadorit dhe më shumë se 15 apartamente për diplomatët e ambasadës.
Ndërtmi i Kompleksit të ri Diplomatik të Federatës së Rusisë vazhdoi me shpejtësi përgjate 2018. FAB Construction është karakterizuar gjithmonë nga materialet e cilësisë së lartë të zgjedhura me kujdes, të cilat u aplikuan dhe në kompleksin e ri.
Në 2019 FAB Construction dorëzoi Kompleksin Diplomatik, të përfunduar tashmë, të Ambasadës së Federatës së Rusisë në Shqipëri. Në më pak se dy vite intensive pune një vepër tjetër arkitekturore iu bashkangjit qytetit gjithnjë e në zhvillim të Tiranës.
Në vitin 2021, pas 2 vitesh ndërtimi dorëzuam zyrën e Atasheut Ushtarak Turk. Nga planet fillestare të projektimit deri në përfundim, çdo detaj u ekzekutua me kujdes nga ekipi ynë. Me një dizajn të modern dhe teknologjinë e fundit, kjo ndërtesë ofron mjedisin e përsosur për produktivitet dhe bashkëpunim. Çdo aspekt i kësaj hapësire është krijuar me synimin për të përmbushur nevojat e klientit.
Në vitin 2022 kompania jonë punoi intensivisht për rinovimin dhe përshtatjen e një objekti ekzistues në një Ambasadë për misionin Diplomatik të Rumanisë. Ekipi ynë i përkushtuar e transformoi këtë hapësirë në një kryevepër moderne në më pak se gjashtë muaj. Nga fasada e jashtme e rinovuar deri te ambientet e brendshme elegante, çdo detaj është krijuar me kujdes për të siguruar një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë.